Presidenti Thaçi: Nji grup i vogël i ekstremistëve s’mundet me i cenue aspiratat e shumicës në Kosovë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dënue damtimin e pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër të Lipjanit.

Përmes nji komunikate për media Thaçi ka theksue se, “asht i dënueshëm damtimi i pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër, tue shtue se çdokush që ja do të mirën Kosovës e dënon këtë akt të papranueshëm”

Ai ka theksue po ashtu se, Kosova nuk mundet me lejue me pësue për shkak të nji pakice ekstremiste.

“Qytetarët e Kosovës, shumica dërmuese, tana komunitetet, janë për paqe, për stabilitet, për zhvillim, për jetë ma të mirë për të gjithë. Vetëm nji pakicë fare e vogël ende ushqen ide ekstremiste dhe përjashtim, frigë e urrejtje. Nuk kemi me lejue që kjo pakicë me i cenue ambiciet dhe aspiratat e shumicës së Kosovës”, ka përfundue presidenti Thaçi.