Presidenti Thaçi: Pa integrimin e Ballkanit, Europa nuk asht e kompletueme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci në Kongresin Paneuropian në Vjenë në panelin me presidentë të rajonit ka folë për procesin e integrimeve europiane të rajonit. Me këtë rast, Thaci ka thanë se ideja e Europës së bashkueme asht tue u ballafaque me sfida të mbrendshme dhe të jashtme.

Simbas tij, pa integrimin e shteteve të Ballkanit, ideja e Bashkimit Europian nuk ka me qenë e kompletueme.

“Këto diskutime janë nji burim frymëzimi për përpjekjet tona, andrrat dhe përkushtimin për me qenë plotësisht pjesë e të ardhmës europiane. Jo vetëm gjeografikisht, por tue nda vlerat që përcaktojnë kontinentin tonë”, ka thanë Thaci.