Presidenti Thaçi për “Blick”: Kosovarët po e bajnë Zvicrën krenare. Flet edhe për Dick Martyn dhe Gjykatën Speciale

Gazeta më e lexuar në Zvicër “BLICK” ka përmbylle nji cikël të gjatë të shkrimeve për Kosovën me nji intervistë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë intervistë, Thaçi ka fole për qëndrimin e tij në Zvicër, për diasporën shqiptare atje, për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon. Tue fole për diasporën e Kosovës, Thaçi ka thanë se kosovarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër janë tue u shendrrue në krenari të shtetit zviceran.

Thaçi për “BLICK” ka theksue se perceptimi për shqiptarët në Zvicër tashma ka ndryshue, derisa shqiptarët janë plotësisht të integruem.

“Ndihemi shumë mirë që Shaqiri, Behrami, Xhaka janë ndër herojtë e Zvicrës dhe çdo familje zvicrane kishte me deshirueqe me i pase pjesë të vet. Kosovarët po i dhajnë nji identitet krenarie Zvicrës. Unë ndihem shumë krenar për këtë”, ka thanë ai, tue shtue se talentet e ri kosovarë kanë afirmue edhe Zvicrën në botë.

thaci 2

Presidenti asht pyete edhe për Gjykatën Speciale dhe akuzat e Dick Martyt. Akuzat e tij, Thaçi i ka quejt fanatastiko-shkencore dhe raporte fallc.

“Lufta atdhetare e jonë ka qenë e drejtë dhe e pastër. Që të jetë Kosova e lirë dhe e pamvarun nuk ka pas vetëm miq dhe partnerë, por ka pase edhe oponentë. Deklarimet e tilla i kam ndigjue, por nuk humbi kohë për to”, ka thanë ai.

I pyetun për Dick Martyn, Thaçi ka thanë se ai ka qenë edhe kundër pamvarësisë së Kosovës, edhe kundër bombardimeve të NATO’s, kështu që burimi duhet kërkue te pozicioni i tij politik në raport me Kosovën. Qëllimi ka qenë qartë, prezentimi i Kosovës si shtet i dështuaem, gja që nuk ka me mujt me u arrite, sepse historinë askush nuk ka me mujt me rishkrue”, ka thanë ai.

Presidenti ka thanë se Gjykata speciale duhet me u pa si nji mundësi e Kosovës për me u largue njiherë e përgjithmonë nga shpifjet.

Në fund të intervistës, presidenti Thaçi, ka apelue të diaspora që të integrohen sa ma tepër dhe që Kosova të vazhdojë me u krenue me ta.