Presidenti Thaçi: Për shkak të vonesave të BE’s dhe NATO’s, Kosova përballet me këtë rrezik

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë fjalimit në seminarin e 93’të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s, ka theksue se për shkak të vonesave të BE’s dhe NATO’s, Kosova po rrezikohet prej ideologjive të rrezikshme.

“E kuptojmë që sot BE nuk e ka mendjen te zgjanimi. Kriza financiare, vala e refugjatëve, BREXIT janë tema që kanë tërheqë vëmendjen e Brukselit nga Ballkani Perendimor. Por, vonesa e BE’s dhe e NATO’s që me afrue pranë vetes rajonin e Ballkanit Perendimor nuk ka me lamë thjeshtë nji vakuum.

Ideologji tjera, nga kontinente tjera, me agjenda tjera për botën, po përpiqen me depërtue në rajonin tonë. Këto menxi presin me mbushë vakuumin që ka me lanë vonesa e BE’s dhe NATO’s”, ka thanë presidenti Thaçi.

Thaçi ka thanë se asht qenësore për rajonin, por edhe për vetë BE’nê për NATO’n, për kontinentin, që mos të vonohemi në proceset integruese të rajonit në NATO dhe në BE.