Presidenti Thaçi për të pagjetunit: Krejt duhemi m’u angazhue që kjo çashtje me u mbyllë sa ma parë

Presidenti, Hashim Thaçi, ka thanë se mbetet i përkushtuem që çashtja e të pagjetunve në Kosovë të zbardhet dhe ajo plagë të mbyllet.

Thaçi ka thnë se e përkrahë çdo iniciativë që synon me i fuqizue të drejtat dhe liritë e njeriut, e që lufton abuzimin.

Ky asht komenti i tij i plotë:

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur.

Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë.

Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet.

E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave.

Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur.