Presidenti Thaçi po kerkon ndryshimin e Kodit Penal

hashim-thaci-zyre

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizueme nga Ministria e Drejtësisë.

“Ashtu si kam premtue, kam kërkue dhe inicue ndryshimin e kodit penal dhe të procedurës penale të Kosoves”, tha Thaçi.

“Na krejt jemi deshmitarë se ndryshimet botnore si terrorizmi kerkojnë infrastrukturë ligjore për luftimin e këtyne dukunive, besoj fuqishëm se nisma të tilla tregojnë se Kosova po lufton fuqishëm për me luftue krimin”, tha ndër të tjera Presidenti i Kosovës.

E Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha në fjalën e saj tha që ata kanë vërejt nevojën e rishikimit të kodit penal dhe procedurës penale të Kosovës.

“Përmes këtij procesi synojmë përparimin e legjislacionit në fushat si krim i organizuem dhe korrupcion”, tha Hoxha.

E krejt këto zotime i mirëpriti kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

“Këshilli Gjyqësor mirëpret angazhimin e Presidentit dhe të ministres për rishikimin e legjislacionit”, tha Idrizi tue shtue se gjykatat janë të interesueme që legjislacioni me u përmisue.