Presidenti Thaçi pritet me pasë debat t’ashpër me Dacic në Madagascar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka me marrë pjesë në Samitin e Organizatës Ndërkombëtare të Francofonisë që mbahet nga 22 deri më 26 Nandor në Madagascar.

Në këtë Samit, pritet me marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë serbe dhe zavendëskryeministri, Ivica Dacic.

Në Samiti, po ashtu, pritet pjesëmarrja edhe e presidentit francez, Francois Hollande.

Simbas medieve serbe, Dacic ka me tentue që me i parandalue njohjet e reja për Kosovën.

Madagascari, nikoqir i Samitit, nuk e ka njoftë pamvarësinë e Kosovës, derisa në këtë Samit pritet me marrë pjesë delegacionet e 80 shteteve nga e tanë bota.