Presidenti Thaçi priti eurodeputeten Lunacek: BE nuk duhet me u vonue me Kosovën

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritë në takim eurodeputeten Ulrike Lunacek.

Me eurodeputeten Lunacek, presidenti Thaçi ka bisedue për procesin integrues të Kosovës.

“Bashkimi Europian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Na mbesim të përkushtuem në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE’ja mos të vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thanë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe eurodeputetja Lunacek kanë bisedue edhe për randësinë e ndërtimit të partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian.