Presidenti Thaçi: Shën Tereza promovoi vlerat tona në krejt globin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtue njivjetorin e shejtnimit të ‘Nanë Terezës’ në Vatikan nga Papa Francesco.

Thaçi shkruen se sot Prishtina po feston dyfish: Njivjetorin e shejtnimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales.

Postimi i Thaçit

Një vjet më parë, mora pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Francesku, në Vatikan. Si simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidaritetit me njerëzit e vuajtur, Shën Tereza promovoi vlerat tona në gjithë globin. Sot po festojmë dyfish: njëvjetorin e shenjtërimit të Shën Terezës dhe shugurimin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj. HTH (Foto: Astrit Ibrahimi)

Shperndaje në: