Presidenti Thaçi shkon në Kroaci, kjo asht agjenda e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtue për në Dubrovnik të Kroacisë, ku ka me marrë pjesë në Samitin e SEECP, i njoftun si Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, si dhe në Forumin “Dubrovnik 2017”.

Agjenda:

Në Samitin e SEECP-së do të diskutohet për situatën aktuale në Evropën Juglindore dhe pas diskutimeve, shtetet anëtare do të dalin edhe me një deklaratë të përbashkët, bën të ditur Presidenca nëpërmjet një njoftimi.

Gjatë këtij Samiti, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime edhe me homologët e tij nga rajoni.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në Forumin e Dubrovnikut, ku përveç takimeve me homologë të rajonit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve, presidenti Thaçi do të takohet edhe me zëvendësndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, si dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.