Presidenti Thaçi shkon sot në Vatikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka m’u take me liderin e Kishës Katolike në Vatikan, Papa Francesco’n, të Mërkurën.

Kryetari i shtetit asht i ftuem në audiencë te kryetari i Selisë së Shejt, me ç’rast ka me i diskutue disa tema.

Mes tyne janë edhe ato për pajtimin shqiptaro-serb dhe harmoninë fetare dhe kulturore në Kosovë.

Po ashtu, pritet me folë edhe për luftën kundër ekstremizmit, ndërsa besohet se ka m’u vlerësue naltë angazhimi i Kosovës në këtë aspekt.

Sidoqoftë, në agjendën zyrtare të Papës për ditën e Mërkurë, më 27 Shtator, asht parapa ajo që quhet, Audiencë Gjenerale.

Ky aktivitet nis n’orën 10:00 dhe mbahet në Vatikan.

Prej se asht ba President, Hashim Thaçi, asht takue dy herë me Papën.

Shperndaje në: