Presidenti Thaçi sot fillon vizitën në Shqipni

Presidenti Hashim Thaçi sot ka me fillue zyrtarisht vizitën në Republikën e Shqipnisë. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipni, më 3 dhe 4 Tetor, presidenti Thaçi ka me u takue me krenat e shtetit.

Sot, në orën 09:00, presidenti Thaçi ka me u pritë me ceremoni shtetnore nga Presidenti i Shqipnisë, Bujar Nishani. Ndërsa, në orën 10:30, dy presidentët kanë me mbajtë edhe nji konferencë të përbashkët për medie.

Mbas takimit me presidentin Nishani, në orën 11:00, presidenti Thaçi ka me u pritë nga Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, kurse në orën 13:30, takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Shqipnisë, Ilir Meta.

Mbas takimeve me krenat e shtetit, presidenti Thaçi ka me vizitue familjen e shkrimtarit Dritero Agolli.

Ndërsa, në orën 16:30, presidenti Thaçi ka me u takue edhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqipnisë, Lulzim Basha.

Nesër (4 Tetor), në orën 09:00, presidenti Thaçi a me vendos kunorë lulesh në monumentin “Nana Shqipni”.

Ndërsa, në orën 09:30, në Komunën e Tiranës ka me u takue me kryetarin Erion Velijaj.

Mbas këtij takimi, para se të niset për në Komunën e Shkodrës, presidenti Thaçi ka me vendos gjithashtu kunorë lulesh edhe te shtatorja e Adem Jasharit në Tiranë.

Ndërsa, në mesditë, rreth orës 13:00, në Bushat të Shkodrës, presidenti Thaçi ka m’i vizitue futbollistët e kombëtares së Kosovës, të cilët po i bajnë pregaditjet e fundit për ndeshjen me Kroacinë.