Presidenti Thaçi sot te Papa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtue për në Selinë e Shejtë në Vatikan, ku ka me u takue me Atin e Shejtë, Papa Francesco, në nji audiencë private.

Gjatë vizitës së tij në Selinë e Shejtë, mbas takimit me Papa Francesco, Presidenti Thaçi ka me u takue edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin.

Gjithashtu, Thaçi ka me marrë pjesë edhe në drekën e shtrueme nga Presidenti i Këshillit Papnor për Familjen, kryeipeshkvi Vincenzo Paglia.

Kurse, vizitën e tij në Selinë e Shejtë, Presidenti Thaçi ka me mbyllë me pjesëmarrjen në Meshën e Shejtë, të organizueme nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës për nder të shejtërimit të Nënës Terezë.