Presidenti Thaçi takim me themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në kuadër të Forumit të Torontos në Kanada, ka takue edhe themeluesin e këtij forumi, Gil Rémillard’in, me të cilin ka shkëmbye ide rreth mundësive të prezentimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum.

Në Forumin Ekonomik Global të Torontos takova edhe themeluesin e tij, z. Gil Rémillard, me të cilin shkëmbyem ide rreth mundësive të prezantimit të Kosovës në aktivitetet që zhvillon ky forum. Kosova është shtet me potencial dhe mundësi të shumta për investitorët e huaj. Ligji për investime strategjike do të hapë mundësi për ardhjen e investitorëve të fuqishëm edhe nga Kanadaja. Stabiliteti dhe siguria në Kosovë premtojnë që vendi ynë të bëhet bazë e investimeve kanadeze në rajon.

Rémillard e njoftova me mundësitë e mëdha që ka Kosova, veçanërisht në fushën e minierave dhe të energjisë. Ai shprehu kënaqësi për pjesëmarrjen e Kosovës në forumin e sivjetmë, si mundësi e takimit me përfaqësues të kompanive të fuqishme të Kanadasë. Sipas themeluesit të Forumit të Torontos, pjesëmarrja e Kosovës ka ngritur interesim edhe tek pjesëmarrësit e tjerë”, ka shkrue Presidenti Thaçi.