Presidenti Thaçi takohet me njeriun e dytë të SHBA’ve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka me takue të Mërkurën në Podgoricë zavendëspresidentin e ri amerikan, Michael Pence.

Ky takim ka me u zhvillue në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), të Mërkurën më 2 Gusht dhe organizohet nën patronazhin e Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Për shkak të randësisë së takimit, Kosova përfaqësohet nga presidenti i Republikës. Zyra për Informim e Presidentit Thaçi kanë konfirmue takimin me zavendëspresidentin Pence, në të cilin ka me u diskutue për tema të ndryshme.

Në këtë takim simbas tyne ka me u diskutue për thellimin e marrëdhanieve ndërmjet SHBA’ve dhe Kosovës, derisa presidenti Thaçi ka me kërkue nga zavendëspresidentin Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.