Presidenti Thaçi takohet me senatorin McCain, pajtohen që duhet me u themelue Ushtria e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Shtetet e Bashkueme të Amerikës në vizitë zyrtare, asht takue sot me senatorin republikan, John McCain.

Presidenti kosovar ka njoftue se me senatorin amerikan ka diskutue për të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjanë, tue u fokusue në nevojën që SHBA’të me vazhdue me rolin udhëheqës në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Sapo përfundova një takim tjetër tepër të rëndësishëm me senatorin John McCain, që padyshim përveç që është një hero i gjallë amerikan, ai është edhe një mik shumë i çmuar i Kosovës.

Diskutuam për të gjitha zhvillimet në rajonin tonë dhe më gjerë, duke u fokusuar në nevojën që ShBA-ja të vazhdojë me rolin e vet udhëheqës në Kosovë.

Një çështje konkrete për të cilën diskutuam dhe për të cilën u pajtuam, ishte domosdoshmëria e themelimit të ushtrisë së Kosovës, e cila është jetike për ruajtjen e sovranitetit tonë shtetëror.

Mikun tonë, senatorin McCain, e ftova që ta vizitojë Kosovën dhe shpresoj që ai do ta bëjë këtë vizitë në të ardhmen. HTH