Presidenti Thaçi takohet me të parin e Tiranës, vlerësohen marrëdhaniet e shkëlqyeme të dy shteteve

Kryetari i Komunës së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në nji takim zyrtar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shoqnohej nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Kryetari i Tiranës, Veliaj i uroi fillimisht Presidentit Thaçi mirëseardhjen në Tiranë, ndërsa vlerësoi marrëdhaniet e shkëlqyeme që egzistojnë mes dy vendeve tona. Gjatë takimit, u theksue se zbatimi i marrëveshjeve dhe nismave bashkëpunuese që dy qeveritë qendrore dhe ato lokale kanë arritë mes tyne, kanë me rritë edhe ma tej përfitimet e shqiptarëve në të dy anët e kufinit.

thaci-veliaj-2

“Asht nji kënaqësi e jashtëzakonshme që pritëm presidentin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin, mikun e tanë qytetarëve të Tiranës. Kjo asht shtëpia jote e dytë dhe jemi gjithmonë të lumtun të presim në Tiranë. Më vjen mirë se kemi pasë disa rastësi shumë të bukura këtë javë: Sapo kemi përfundue rrugën ma të mirë, ma të bukur dhe ma të çmueme në qytet, quhet rruga e “Kosovarëve”, u shpreh Veliaj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbasi falenderoi kryetarin e bashkisë për mikpritjen, vlerësoi ndryshimin që po pëson Tirana nën drejtimin e tij. “Edhe për mue asht nji kënaqësi e veçantë që sot takohem me mikun, vëllaun, kryetarin e Komunës në Tiranë, të cilin dëshiroj që ta uroj dhe përgëzoj për punën e tij të shkëlqyeme, brilante dhe fantastike që po ban për të ndryshue dhe modernizue Tiranën, që secilin prej nesh të na bajë të ndjehemi mirë dhe shumë krenarë me Tiranën e re, me Tiranën europiane. Nji Tiranë, të cilën e kemi andërrue, shpresue të gjithë, e këtë andërr të tanë neve, po e ban realitet Erioni. E uroj dhe e përgëzoj, urimet ma të mira!”, u shpreh Presidenti Thaçi në fjalën e tij.

thaci-veliaj-1