Presidenti Thaçi takohet në New York me presidentë të disa shteteve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme, në New York, ka takue mbramë edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho.

Presidenti i shtetit shprehu mirënjohjen e tij ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhanë ndaj Kosovës.

Ai tha se Kosova asht e interesume për rritjen e bashkëpunimit të gjithëmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi nga homologu i tij, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Shperndaje në: