Presidenti Thaçi takon liderat e partive politike

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka ftue sot në takim përfaqësuesit e partive politike për me bisedue për reformën zgjedhore.

Takimi i thirrun nga Thaçi, për opozitën konsiderohet jo i sinqertë, të cilët kanë vendosë sërish mos me ju përgjigjë.

Simbas tri partive opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, e vetmja mundësi kur opozita ka me u ulë në tryezë me presidentin për me bisedue për këtë çashtje, asht mbas caktimit të datës së zgjedhjeve.