Presidenti Thaçi takon në SHBA Zavendëspresidentin amerikan, Mike Pence

Në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Thaçi, sot ka m’u pritë në takim nga Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Mike Pence.

Në këtë takim ka m’u diskutue për tema të ndryshme me interes të dy shteteve tona. Presidenti Thaçi ka me kërkue vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.

Presidenti Thaçi ka me kërkue po ashtu përfshimjen e SHBA’ve në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si nji garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Shperndaje në: