Presidenti Thaçi takon Papën në Vatikan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Vatikan ka me u pritë në nji audiencë nga Papa Francesco.

Siç njofton Presidenca, në këtë takim, presidenti Thaçi ka me falënderue Atin e Shejt për mbështetjen që Vatikani i ka dhanë popullit të Kosovës në periudha të ndryshme dhe rolin e tij në promovimin e paqes në botë.

Thaçi ka me informue Atin e Shejt për proceset politike në vend, mbas krijimit të institucioneve të reja, për reformat e gjithmbarshme në sektorin e ekonomisë, arsimit dhe avancimin e drejtave të njeriut dhe komuniteteve.

Në këtë takim, presidenti Thaçi, po ashtu, ka me bisedue me Papa Francesco’n për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim dhe procesin e normalizimit të marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe popujve.