Presidenti Thaçi thërret prapë partitë politike në takim për reformën zgjedhore

Presidenti Thaçi sot jau ka dërgue edhe ftesën e radhës subjekteve politike për pjesëmarrje në takimin e dytë për reformën zgjedhore.

Telegrafi ka mësue se kjo ftesë sot ju asht dërgue disa subjekteve politike.
Takimi i radhës ka me u mbajt më 11 Nandor 2016, në orën 11:00, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Salla C-301.

Kjo asht konfirmue edhe nga kabineti i presidentit Thaçi.

“Po, takimi i radhës me kryetarët e subjekteve politike apo me të deleguemit e tyne, ku ka me u diskutue sërish për reformën zgjedhore, ka me u mbajt këtë të Premte, në orën 11:00. Ftesa tash ishte tue ju shpërnda subjekteve politike”, ka konfirmu4 për Telegrafin, Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit Thaçi.