Presidenti Thaçi tregon pjesë nga biseda me Donald Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se takimi me presidentin e Amerikës, Donald Trump, dhe përfaqësuesit e tjerë të shteteve të ndryshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ka qenë nji dëshmi se Kosova po forcohet në arenën ndërkombëtare.

Në nji intervistë për Radio Televizionin Publik të Kosovës, Thaçi ka tregue gjithashtu edhe pjesë nga biseda e tij me Donald Trump.

Simbas tij, gjatë takimit me të, Trump ka theksue se Kosova dhe vendi i saj janë nji popull i mrekullueshëm.

“Së bashku me delegacionin e Kosovës kemi zhvillue mbi 50 takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme, me presidentë, kryeministra etj, tue vazhdue në takimin me presidentin Trump. Muj me thanë përsëri se Kosova, populli i Kosovës asht i bekuem që ka miqësi me Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Edhe vet presidenti Trump ka theksue se Kosova asht nji vend i mrekullueshëm, nji popullatë e mrekullueshme. Prandaj, këto vlera na duhemi m’i ruejt dhe m’i mishnue me popullin e Amerikës dhe them se pozicioni i Kosovës gjithmonë e ma shumë në arenën ndërkombëtare po forcohet, po konsolidohet dhe po respektohet prej gjithë faktorëve relevantë ndërkombëtarë”, ka thanë Thaçi.

Shperndaje në: