Presidenti Thaçi udhëtoi për në Washington, qe çfarë marrëveshje pritet me nënshkrue

Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtue për në Washington të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, së bashku me koordinatorin nacional për Sfidën e Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi.

Presidenti Thaçi të Martën në emën të Republikës së Kosovës, ka me nënshkrue marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC, në prani të shumë kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë, të cilët e kanë mbështetë Kosovën tash e sa dekada.

Kjo marrëveshje prej 49 milionë dollarëve amerikanë ka me u fokusue në dy fusha: Sundimi i Ligjit dhe Efiçenca në Energji, përmes projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme që kanë me u implementue përgjatë 4 viteve.

Asht kjo ceremonia e parë në historinë e MCC, që nënshkruen nji marrëveshje të tillë në Kongres.

Shperndaje në: