Presidenti Thaçi uron vitin e ri shkollor: Nxanësit tanë të bahen pjesë e konkurrencës së dijes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të nji postimi në Facebook ka urue nisjen e vitit të ri shkollor, i cili fillon nesër.

Statusi i plotë i Presidentit:

Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018.
Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës.
Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot.
Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë.
Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri.
Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HTH

Shperndaje në: