Presidenti Thaçi: Veç edhe ky kriter ka mbetë për me u ba liberalizimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në nji takim me Përfaqësuesen e Naltë të BE’s, Federica Mogherini, ka thanë se Brukseli pret që Kosova me përmbush kushtin e fundit: ratifikimin e Demarkacionit me Malin e zi që të liberalizohen vizat.

Thaçi e ka takue Mogherinin në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut.

Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. HTH