Presidenti Thaçi: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen me u respektue

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në përvjetorin e shtatë të Gjykatës Kushtetuese tha se, Kosova me themelimin e kësaj gjykate asht përcaktue për nji shtet demokratik të lirë, e për liri të tregut.

Thaçi tha se vendimet e kësaj gjykate janë vendimtare dhe duhen me u respektue.

“Funksionimi i kësaj gjykate duhet të merret shembull edhe nga gjykatat e tjera të vendit tonë”.

“Ruejtja e Gjykatës Kushtetuese asht edhe ruejtje e reputacionit dhe identitetit të Republikës së Kosovës”.