Presidenti Thaçi viziton Shkupin, takohet me Ali Ahmetin

Kryetari i BDI’s, Ali Ahmeti asht takue sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Para fillimit të ceremonisë zyrtare, kisha kënaqësinë të bashkëbisedoj me Presidentin e Republikës së Kosovës, bashkëluftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, z. Hashim Thaçi”, ka shkrue Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Thaçi sot asht tue qëndrue në Shkup, ku ka vendosë me i dekorue mbi 100 personalitete nga Maqedonia për “meritat e tyne në fusha të ndryshme për avancimin e shqiptarëve, por edhe të bashkëpunimit të tyne me popujt fqijë”