Presidenti turk kallxon pse ka ndjenja të posaçme për Kosovën

erdoganiiiiiii

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në programin “Takimi i madh me të rijtë” në transmetimin e përbashkët të televizioneve ATV dhe A Haber, ku ju drejtue të rijve nga Turqia dhe jashtë saj të cilët i ndjekin studimet në këtë vend, dhe iu përgjigj pyetjeve të tyne.

Gjatë programit, nji student nga Kosova i cili ndjek studimet në Turqi, tha se Turqia asht shembull për shtetin e tij sa i përket zhvillimit. Me këtë rast, Erdogan theksoi se në Kosovë ka shumë kryevepra dhe se kanë me rigjallnue historinë atje.

Ai theksoi se në Kosovë kanë realizu punime të ndryshme si ndërtimi i urave dhe xhami si dhe permisimi i mjedisit dhe se do të vazhdojnë me të njajtën edhe në t’ardhmen.

Duke njfotuar se në Turqi studimet i ndjekin 80 mijë studentë të huaj, Erdogan u shpreh se atyre ua kanë hapur dyert e të gjitha shkollave dhe se për ta nuk ka asnjë vështirësi.

Erdogan gjithashtu theksoi se ka ndjenja të posaçme për Kosovën, tue rikujtue se Turqia asht vendi i dytë që e ka njoft pamvarësinë e saj.

“Vendi i dytë që e ka njoft Kosovën jemi na. Ishin në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se ‘a do ta njohin ata të parët, apo na’. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se ‘Amerika e njohu’, ndërkohë që na jemi të dytët. Pra, kemi nji kujtim të këtillë për Kosovën. Natyrisht, ende nuk e ka arrit numrin e dëshiruem të shteteve që e njohin atë, megjithatë, nëse nuk gabohem, ky numër ka arritë në 140. Bana thirrje në Samitin e Organizatës për Bashkëpunim Islamik tue thanë se nuk duhet me mbetë asnji shtet nga mesi juej që nuk e njeh Kosovën.’ Por, gjithkush i ban llogaritë e veta tue thanë se ‘Na e kemi këtë problem’ e tjetri ‘Edhe na e kemi këtë problem.’ Edhe na kemi probleme, por nëse ju ngecni në këto probleme, atëherë asnjani nga këto nuk mbaron”, tha Erdogan, shkruen AA.