Presidenti vjen me nji deklaratë inkurajuese për zgjedhjet

Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi asht deklarue për ballotazhin e zhvillueme dje në 19 komunat e Kosovës.

Thaçi ka urue të gjithë qytetarët e vendit, partitë politike, shoqninë civile dhe mediat, KQZ’n dhe të gjitha institucionet tjera shtetnore për organizmin e këtyne zgjedhjeve.

Me këtë rast Thaçi ka thanë se Kosova deshmoi edhe njiherë se zgjedhjet e nivelit ma të naltë professional, fer, të lira e demokratike tash janë standard i konsoliduem në Kosovë.

 

Ky asht postimi i plotë

 

Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.

I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil.

Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër Demokracinë kosovare në Veprim. HTH