Presidenti zgjedhun Hashim Thaçi e Kryeministri Isa Mustafa vlerësojnë naltë shejtnimin e Nanës Terezë

Qysh u lajmërue nga Papa Françesku, Nana Terezë shpallet shejtore me 4 Shtator.

E këtë fakt e vlerësuen naltë Kryeministri i vendit Isa Mustafa, dhe Presidenti i zgjedhun Hashim Thaçi.

Zotni Thaçi përmes nji shkrimi në Facebook tha se Nanë Tereza e kaloi nji jetë të tanë në shërbim të njerëzve nevojtarë, e kështu u ba simbol i mirësisë, dashnisë dhe solidarizimit me njerëzit e vuejtun në tanë globin.

Tue thane se shejtnimi i Nanës Terezë asht nder i jashtëzakonshëm për popullin tone, Kryeministri Mustafa, shtoi se shejtnimi i saj na bane krenar që prej popullit tone doli Nanë Tereza, e cila me jetën, përkushtimin e sakrificën e saj mbreslanëse, u ba simbol global i humanizmit dhe dashnisë për njeriun.

Njoftimi nga Papa Françesku se më 4 shtator Nëna Tereze do të shenjtërohet është edhe një mirënjohje tjetër e lartë për humanisten e madhe shqiptare. Nënë Tereza e kaloi një jetë tërë në shërbim të njerëzve nevojtarë, duke u bërë simbol i mirësisë, dashurisë dhe solidarizimit me njerëzit e vuajtur në gjithë globin”, ka shkrue Thaçi në Facebook.

Njisoj e vleresoi edhe Kryeministri Mustafa kete vendim te Papes:

Sot, është një ditë e shënuar për shqiptarët dhe për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë anekënd botës.
Miratimi nga Papa Françesku i dekretit përfundimtar për shenjtërimin e Nënës Terezë më 4 shtator 2016, është vlerësim i merituar për Nënën e madhe shqiptare, e njëkohësisht është nder i jashtëzakonshëm për popullin tonë.
Ne, sot, jemi krenarë që nga gjiri i popullit tonë doli Nëna Terezë, e cila me jetën, përkushtimin dhe sakrificën e saj mbresëlënëse, u bë simbol global i humanizmit dhe dashurisë për njeriun, u bë shenjtëreshë e botës mbarë.
T’i falemi Nënës tonë të madhe Gonxhe Bojaxhiut! IM“, shkruejti Mustafa në Facebook.