Presidentja e Kroacisë i jep mbeshtetje Thaçit

thacikitarovic

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbas ceremonisë së inaugurimit, ka prit në takim bilateral Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Simbas nji njoftimi, në këtë takim, presidenti Thaçi ka falënderu atë për mbështetjen që Kroacia i ka dhanë Kosovës në periudha të ndryshme.

“Unë dhe populli i Kosovës jemi mirënjohës për mbështetjen që Kroacia i ka dhanë vendit tonë. Prania e juej sot këtu deshmon këtë përkushtim”, ka thanë presidenti Thaçi.

N’anën tjetër, simbas njoftimit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka uru presidentin Thaçi për marrjen e postit të ri, tue i sigurue mbështetje të plotë dhe bashkëpunim ndërshtetnor për të gjitha çashtjet me interes të të dyja vendeve.