Presidentja: E tronditun nga sulmet barbare në zemër të Europës

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, përmes nji statusi në rrjetin social Facebook ka reague ndaj sulmeve terroriste në Bruksel.

Jahjaga e ka shprehë solidarizim me popullin belg dhe e ka ritheksue përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.

Ky asht postimi i plotë:

E tronditur nga sulmet e sotme barbare në zemër të Evropës, në Bruksel, që lanë shumë të vdekur e të lënduar. Me zemër dhe mendje jemi me banorët e Brukselit, me familjet e viktimave dhe të gjithë atyre që sot u vunë në shënjestër të grupeve terroriste që duan të mbjellin frikë gjithandej Evropës duke sulmuar vlerat dhe virtytet e shoqërisë dhe demokracisë evropiane.
Në këto momente të dhembjes shprehim solidarizimin me popullin belg dhe ritheksojmë përkushtimin e Republikës së Kosovës në luftën globale kundër terrorizmit.
Kosova qëndron më Brukselin.