Presidentja: FSK asht krenaria e Kosovës dhe institucioni ma i besueshëm në vend për tanë qytetarët

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga – Komandantja supreme e Forcave të Armatosuna të Kosovës, asht prit nga komandanti i FSK’s, gjenerallejtënant Rrahaman Rama dhe ministri i FSK’s, Haki Demolli.

Në takim Jahjaga tha se FSK asht në rrugën e duhun për me u transformue n’ushtri.

fsk

Ajo zhvilloi vizitë në Ministrinë për Forcën e Sigurisë (MFSK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, në prag të përfundimit të mandatit të saj si presidente e vendit.

Komandantja Supreme e FSK-së, Presidentja Jahjaga, gjatë takimit në FSK, tha se Republika e Kosovës është duke ndërtuar një Forcë gjithëpërfshirëse dhe synimi ynë është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s. Presidentja Jahjaga falënderoi gjenerallejtënant Ramën dhe të gjithë oficerët, nënoficerët dhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shërbimin ndaj vendit, duke thënë se FSK-ja është krenaria e Kosovës dhe institucioni më i besueshëm në vend nga të gjithë qytetarët.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin, koordinimin dhe angazhimin e saj për ngritjen profesionale të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, gjatë mandatit të saj si Komandante Supreme e kësaj Force.

Pas takimit, Presidentja Jahjaga në një koktej rasti takoi dhe bisedoi personalisht me shumë prej kadetëve, ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve të FSK-së.

Me këtë rast ajo tha: “Dua t’ju përgëzoj gjithsecilin prej jush, por edhe paraardhësit tuaj për punën e palodhshme që keni treguar këto vite me radhë në ngritjen, avancimin dhe profesionalizimin e FSK-së. Të gjithë ne jemi krenarë me Forcën e Sigurisë që sot është në rrugën e saj të duhur të transformimit të mëtutjeshëm në Forcat e Armatosura të Kosovës. Synimi dhe vizioni ynë është i qartë, Kosova do të jetë vend anëtar i NATO-s.”, thuhet në komunikatë.

 

fsk2 fsk1