Princi dhe Dukesha vendosin lule te Memoriali i të Zhdukunve

Princi Charles dhe Dukesha bashkë me presidenten Atifete Jahjaga vendosën lule te Memoriali i Personave të Zhdukun.

Në shesh janë mbledh qytetarë për të pa nga afër Princin dhe Dukeshën.

Po ashtu, lule te Memoriali kanë vendos edhe femijët e personave të zhdukun.

Princi mbas vendosjes së luleve asht afru te qytetarët e mbledhun dhe i ka pershëndetë ata.

Masa e sigurisë për çiftin mbretnor asht e naltë, të cilët po kujdesen për sigurinë e tyne.

 

Presidentja i jep mirënjohje Princit Charles

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka prit Princin e Wellsit, Charles dhe dukeshen Cornwall, me ç’rast Princit Charles i ka dhurue nji mirënjohje.

Ata pritet të vendosin kunora lulesh tek Monumenti i Personave të Zhdukun.