Presidentja kerkon ndihmë nga publiku për zbardhjen sulmeve ndaj objekteve shtetnore!

Presidentja në largim e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka reagu ndaj sulmit të mbramshëm me mollotov drejt zyrave të presidencës.

Në llogarinë e saj në Facebook ajo e quen këtë sulm veprim të papranueshëm që damton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.

“Presidentja Jahjaga shpreh shqetësimin e saj për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private.

Presidentja Jahjaga kerkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste”, shkruen në llogarinë e Presidentes në Facebook.