Presidentja: Koha me lanë inatet për me ndertue shtetin!

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga ka deklaru se sot asht dita që simbolizon bashkimin për ta ndërtu shtetin, pa e sfidu demokracinë e brishtë të Kosovës.

Jahjaga në manifestimin për nderë të Epopesë së UÇK’s, ka thanë se të gjithë qytetarët e Kosovës, përkulemi para atyne burrave dhe grave që e deshën lirinë.

“Sot asht dita që simbolizon bashkimin, ku duhet ma shumë respekt e dashni, pa e sfidu demokracinë e brishtë të saj. Sot asht dita që duhet heq dorë nga inatet për të punu për nji shtet të së drejtës. Sot asht koha për Kosovën, e cila asht nji realitet i pakthyem dhe asht koha që FSK të kthehet në Forcë t’Armatosun”, ka thanë ajo.

Komandanti i FSK’s, gjenerallejtant Rrahman Rama tha se do të nderojnë të gjithë ata që u sakrifikuen që na të jetojmë të lirë dhe gjeneratat e reja të kenë nji të ardhme të sigurt.

Ai tha se duhet të ndërtojmë identitetin tonë që ka dal nga e kalueme e lavdishme.
“FSK asht forcë profesionale mbi vlera kombëtare e perëndimore që asht e gatshme me ju dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Rama.