Presidentja kroate e uron kështu fitoren e ‘Stuhisë’

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ka përgëzue sot me rastin e Ditës së Fitores gjithë shtetasit kroatë në vend dhe diasporë, tue theksue se 5 Gushti 1995 asht njana nga datat ma të randësishme në historinë kroate.

Në Kroaci dhe Serbi shenohet 22-vjetori i akcionit ushtarak-policor “Stuhia”, të cilën Zagrebi zyrtar e shënon si ditë të fitores, derisa në Serbi më 4 dhe 5 Gusht mbahen komemoracione për viktimat në këtë akcion.

Kitarovic përkujton se 5 Gushti 1995 asht dita “kur nën udhëheqjen e Presidentit tonë të parë Franjo Tugjman me fitore të shkëlqyeshme ushtarake kunorëzuem luftën tonë shumëshekullore për liri nacionale dhe pamvarësi shtetnore, tue konfirmue pozitën tonë ndërkombëtare dhe siguruem zhvillimin demokratik në shoqninë tonë.