Presidentja nga SHBA: Kam apelue te opozita se forca e argumentit nuk tregohet me gaz lotsjellës, e pozitës i kam thane se demokracia s’bahet me arrogancen e numrave

Presidentja Atifete Jahjaga, ka folë edhe njiherë për qysh thotë ajo – krizën e thellë politike, e cila nuk po mundet me u zgjidh përmes dialogut edhe pse asht në interes të vendit.

Jahjaga në nji intervistë nga SHBA për “Zërin e Amerikës” tha se zgjidhja arrihet veç përmes dialogut, dhe për këtë thotë se ua ka ba me dije disa herë të dy palëve – pozitës e opozitës.

“Unë i kam apeluar opozitës së forca e argumentit nuk duhet të tregohet me gaz lotsjellës ashtu siç dhe i kam thënë pozitës se demokracia nuk mund të bëhet me arrogancën e numrave”, deklaroi Jahjaga gjatë intervistës.

E tue folë për terrorizmin në Kosovë, Presidentja tha se vendi jonë ashtu si çdo vend tjetër “nuk mundet me qenë imun ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit”.