Presidentja pritet me kanagjegj në Ambasadën Turke

Ambasadorë, deputetë, gra, vajza e burra të gjithë së bashku pritën Presidenten e Republikës Atifete Jahjaga ne Panairin e Grave të Rajoneve të ndryshme të vendit në Ambasadën Turke.
Me të hy mbrenda në shtëpinë e vjetër, Presidentja e shoqnueme nga ambasadorja Turke Kivilicim Kiliç nisën me folë me gratë e me u njoftë me punimet e tyne.
Si Presidente e popullit ajo u ndal për me u fotografue me ta.
Ajo ishte shumë e përzemërt me të gjithë, përfshi edhe deputetet e Kuvendit me të cilat u përshëndet.

E mbas bisedës me gratë në Panair, ambasadorja turke nën emocione të shumta, u shpreh shumë falënderuese ndaj Presidentes për përkrahjen e grave.

Këtu po prezantojmë punimet e bukura nga të gjitha vendet e Kosoves dhe jam shumë falenderuese për profesionalizmin e mbeshtetjen e pandalshme të Presidentes Atifete Jahjaga dhe si shoqnie e forte, jam e sigurtë se Kosovën e pret nji e ardhme shumë e mire. Prandaj edhe ju lutem të gjithëve që me u solidarizue me gratë e forta e të bukura që ka vendi juej, – tha ambasadorja turke.
Mbas fjalimit, Ambasadorja u pa aq e emocionueme sa gati i dolën lotë.
Ajo e ftoi Presidenten me ndjekë nji performancë nga gratë turke.
Në panair ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Shqipnisë, Qemal Minxhozi, etj