Presidentja s’asht në seancë. Qe ku gjindet

Atifete Jahjagës, si presidente e Republikës së Kosovës, i ka mbete pak ma shumë se nji muej deri në përfundim të mandatit të saj.

Perkundër që sot deputetetët në seancë të jashtëzakonshme janë tue votue për presidentin e ri të Kosovës, e para e vendit nuk ka ndryshu agjendën e saj dhe ka vazhdu vizitën në Londër.
Se kush ka me qene mbasardhësi i saj, duket se Jahjagës nuk i ka dhanë kurreshtje për pjesëmarrje në seancën e votimit.

Deri tash Jahjaga dhe as zyra e saj nuk kanë dhanë ndonji deklarim pse shefja e shtetit nuk e ka vlerësu si të randësishme marrjen pjesë në seancën e sotme.