Presidentja takohet me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takue në Washington me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, zojën Victoria Nuland, me të cilën diskutuen për gjendjen politike në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në rajon.

 

Jahjaga e njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland për përpjekjet e saj për me ndërmjetësue dialogun mes pozitës dhe opozitës në Kosovë, dhe për me ofrue zgjidhje institucionale që kishte me ndihmue tejkalimin e situatës politike të krijueme në vend.

 

Në këtë takim u diskutue edhe për procesin e dialogut me Serbinë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë te ekstremizmi i dhunshëm dhe kontributin e Kosovës për me u përballë me këtë fenomen.

 

Presidentja e theksoi nevojën e përgjithshme për nji angazhim ma të madh europian dhe amerikan, që kishte me i ndihmue shtetet e rajonit me konsolidue demokracitë e tyne dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve europiane.

 

Jahjaga gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland me përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës me i respektue obligimet ndërkombëtare.