Presidentja: Vdekshmënia e fëmive më shtyu me kërkue ndihmë për spitalin

27 Prilli i vitit të kaluem ishte mueji në të cilin Presidentja e Republikes Atifete Jahjaga i kërkoi ndihmë ministres së Emirateve të Bashkueme Arabe për me e ndërtue nji spital të ri Pediatrik-Kirurgjik.

Ndërsa pikërishtë sot në hapësinen e QKUK’s në mes të Gjinekologjisë e Transfuzionit të Gjakut iu vu gurëthemeli i spitalit Pediatrik-Kirurgjik nga Presidetntja Atifete Jahjaga, dhe Ministrja e Emirateve të Bashkueme Arabe Mathia Al Shamsi.

Meritorja e iniciatrorja e nji nisme të tillë Presidentja Atifete Jahjaga, gjatë fialimit të saj tha se niveli i naltë i mortalitetit të fëmive, mungesa teknike e tekonologjike e trajtimit adekuat të tyne, buxheti i ulët i vendit tone, ka ba që me i kërkue ndihmë ministres së Emirateve të Bashkueme jo si President po si grueja grues.

Simbas Jahjages spitali Pediatrik-Kirurgjik ka me qenë ma moderni në rajon.

21 Marsi që asht edhe dita e grues në Arabi u përmend si koiqidencë fantastike për me e vu gurthemelin e këtij spitali e me iu dalë në ndihmë fëmive e nanave nga Ministrja Mathia Al Shamsi, e Emirateve të Bashkueme.

“Vënja e gurthemelit të Spitaslit Pediatrik – Kirurgjik asht nji moment i lumtun që i mbështet fëmit dhe gratë e poashtu prezanton fuqishëm marrëdhaniet e forta mes Emirateve të Bashkueme Arabe dhe Republikes së Kosoves”, tha ministrja e Emirateve të Bashkueme.