Presion i madh mbi Merkel. Qe për çka!

Sulmet hapin shumë pyetje, jo veç për sigurinë në Gjermani, por edhe për raportin e vendit ndaj refugjatëve.
Berlini zyrtar hapi dyert për ma shumë se 1 milion refugjatë edhe krahas kritikave në opinion dhe rritjen e ekstremizmit djathtist.

Kancelaria Angela Merkel tashma e kishte patjetër me shpjegue se politika e qeverisë së saj ndaj refugjatëve nuk asht shkak për terrorizmin në rritje dhe porositi se refugjatët nuk duhet me u barazue me terroristët, por pa marrë parasysh këtë, presioni ndaj Merkel sa shkon e rritet.

Nëpër media tashma haptazi shtrohet dilema: Çka ka me ndodhë nëse ka sulm ma të madh terrorist me pasoja ma fatale se këto të fundit?

Tre nga katër sulmet vdekjepruse javën e kalueme janë realizue nga refugjatët që kanë kërkue azil në Gjermani. Në vend të kulturës së mirëseardhjes që u promovue vitin e kaluem, tash po pregaditet kulturë e largimit, edhe atë drejtpërdrejtë nga partia konservatore në pushtet.