Pretendenti austriak për president, qe çka thotë për Kosovën!

presidentaustriiia

Pranimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare kishte me qenë gabim, sepse kishte me shkaktue vetëm probleme, konsideron Norbert Hofer, kandidat për kryetar i Austrisë.

Hofer, kandidat i Partisë së Lirisë (FPO), simbas agjencisë serbe të lajmeve, mendon, se kur bahet fjalë për Kosovën, “plagët janë të freskëta”, ashtu që anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare, perfshi BE’n dhe KB’n, do të nxiste vetëm disponim negativ.

I pyetun nëse Serbia duhet me njoftë Kosovën për me u ba anëtare e Bashkimit Europian, Hofer ka thanë se ky asht nji kusht që e vë BE’ja, edhe pse n’anën tjetër veprohet në kundërshtim me këto kerkesa dhe përkundër çashtjes së pazgjidhun qipriote dëshiron me i përshpejtue bisedimet me Turqinë.

Hofer ka thanë se si kryetar i Austrisë deshiron me i vizitue vendet e Ballkanit.

Zgjedhjet presidenciale n’Austri mbahen të Diellën.

Në garë për president asht edhe Alexander Van der Bellen nga partia e të Gjelbërve.