Preteni n’konferencën e fundit: Mbi 1500 kallëzime penale për 10 vjet

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupcionit, Hasan Preteni në konferencën e fundit për media në këtë pozitë vlerësoi të arritunat e këtij institucioni që asht themelue tash e 10 vjet.

Preteni tha se në bazë të informatave të ndryshme kanë arritë me parandalue korrupcionin tue ngrit kallëzim penal për zyrtarë të ndryshëm.

Ai tha se fusha ku ka korrupcion asht sektori i prokurimit.

Simbas tij vlera e mjeteve financiare e parandalimit të korrupcionit asht 108 milionë euro.

Preteni tha se kanë ngrit mbi 1 mijë e 500 kallëzime penale për korrupcion.