Prezentohen uniformat e reja të policisë n’Shqipni, kend e falenderon Rama!

Kryeministri Edi Rama mbajti nji fjalim gjatë prezentimit të uniformave të reja të Policisë së Shtetit.

“Dua që qysh në fillim, t’i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim qeverisë së Turqisë dhe personalisht Presidentit të Turqisë, që na mbështetën në këtë kërkesë dhe banë të mundun që sot, policia jonë e shtetit të jetë njisoj si të gjitha policitë e zhvillueme ku pjesa e uniformave operacionale asht tanima në dispozicion të të gjithë atyne që në punën e përditshme të terrenit, e kanë të domosdoshme këtë uniformë, ndryshe nga e shkueme e afërt, kur pikërisht mungesa e uniformave operacionale, perbante nji ndër shumë problemet me të cilat përballej punëtori i policisë së shtetit,” tha Rama në fillim të fjalës së tij.

Rrogat e policisë do të rriten prej 1 Marsit 2017, tue kap nivelin e naltë të rajonit tonë, bani të ditun kryeministri Edi Rama në prezentimin e projektit “Policia e Gjeneratës së Re”.

Kryeministri shpalosi dhe ambicien e qeverisë shqiptare, që mbrenda nji 10-vjeçari policia shqiptare të jetë ndër ma të mirat në BE.

 

1-rama