Prifti i Kishës Ortodokse Maqedonase kundër shqipes, ban thirrje për rezistencë

Krejt qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhen me luftue për promovimin e të drejtave individuale dhe kolektive të krejt qytetarëve të saj që jetojnë në vend, por simbas Kushtetutës dhe rregullave të ligjit dhe na nuk mund t’i lutemi çdo dëshire kombëtare-shoviniste dhe kërcënimeve të disa qarqeve politike që në shekullin e 21, të cilët janë ngritë nga nacional romantizmi që luftojnë për ndonji Shqipëri të Madhe, shkruen prifti, Ivica Todorov.

Todorov urdhnon të gjithë të lexojnë se çka thotë neni 1, paragrafi (1) deri (4) nga propozim-ligji për gjuhët:

Neni 1

– (1) Në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik.

– (2) Cilado gjuhë tjetër e folur nga së paku 20% e qytetarëve

(gjuha shqime) është gjithashtu një gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (3) Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet qendrore, publike ndërmarrjet, agjencitë, zyrat, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridikë me autoritet publik, gjuhë zyrtare përveç maqedonishtes dhe alfabetit të saj, është edhe gjuha e folur nga 20% e qytetarëve të RM-së dhe alfabeti i saj, në përputhje me këtë ligj.

– (4) Në njësitë e drejtoriv e lokale dhe alfabeti që e përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik. Për përdorimin e gjuhëve dhe alfabetin që flasin më pak se 20% e qytetarëve nga oqytetarët e njësive të vetëqeverisjes lokale, vendosin për organet e njësive të drejtorisë lokale.

Ai ban thirrje që kjo të shpërndahet, të mendohet dhe të alaramohet, transmeton ina, përcjell Metro.