Priftin e meshirës dhe dashnisë e percollën mija njerëz!

Mija njerëz janë mbledh në katedralen “Rouen” në Normandi për funeralin e priftit, French At Zhak Hamel, i cili ishte vra në kishën e tij nga militantët e Shtetit Islamik, javën e kalueme.

Nji ceremoni publike, e mbajtun për nder të priftit të vramë, ishte udhëheq nga kryepeshkopi i qytetit, ndërsa ma vonë Hamel ka me u varroset në nji varrim privat.

Ai ishte pre në fyt, nga dy të rijë, të cilët e sulmuen atë në kishë gjatë meshës.

Motra e tij, Roselyne tha se vellau i saj, 85 vjet, kishte qenë njëri i mëshirës dhe dashnisë.

Ajo tha se mesazh i At Hamelit do t’ishte “le të mësohemi për me jetue bashkë. Le të jemi punëtorë të paqes, secili në mënyrën e tij”.