Princi Charles dhe Camilla nisin turneun ballkanik

Princi britanik, Charles dhe grueja e tij Camilla do të nisin sot turneun e tyne gjashtë ditor në shtetet e Ballkanit, përfshi Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Në Kroaci, sot planifikohet pritja zyrtare e trashëgimtarit të fronit britanik nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Çifti mbretnor pastaj planifikon që ta vizitojë pjesën historike të qytetit, për të pa nga afër restaurimet e ndërtesave, të damtueme gjatë luftës së Kroacisë për pamvarësi nga ish-Jugosllavia, të viteve 1991-1995.

Më 15 Mars, princi Charles dhe Camilla pritet me vizitue qytetin Osijek, në lindje të Kroacisë.
Çifti mbretnor planifikon që ta vizitojë Beogradin më 16 dhe 17 Mars, para vizitës në Mal të Zi, në Podgoricë, më 18 Mars.

Vizitat e këtij turneu ballkanik ata do t’i përmbyllin në Kosovë, me 19 Mars.

Ky asht turneu i tetë i Princit Charles në Ballkan, ndërsa për Camillen, kjo asht vizita e saj e parë në këto shtete të Ballkanit.

Çifti mbretnor e kanë vizitu Bosnjë dhe Hercegovinën, së bashku, në Mars të vitit 2007.